• Home
  • Tenis
  • “U vaksinova në mënyrë që të luaj në Australian Open”

“U vaksinova në mënyrë që të luaj në Australian Open”

Tenisti austriak Dominic Thiem, aktualisht numri 21 në botë dhe fitues i grand slam të US Open, ka deklaruar se ka kryer vaksinën anti-Covid, në mënyrë që të luajë në Australian Open, turneun e parë të madh të vitit 2022, që zhvillohet në Melburn (17-30 janar).

Thiem nuk luan prej disa muajsh, për shkak të një dëmtimi në pulsin e dorës, por synon të jetë në formë kur të nisë sezoni i ri. “Do të luaj në Abu Dhabi në dhjetor, në mënyrë që të testoj veten dhe të jem gati për Australian Open”, tha Thiem.

Vaksina është e nevojshme për të qenë pjesë në këto dy evente, ndaj u vaksinova. Mendoj se jam në rrugën e duhur për t’u rikthyer në majë. Së shpejti rinis stërvitjen me ritëm të plotë”, u shpreh Dominic Thiem, një nga tenistët më të mirë në botë.

Ende në dilemë prania e numrit 1 në botë, serbit Novak Djokovic në Australian Open, pasi nuk është i vaksinuar. Në këtë turne do të lejohen vetëm të vaksinuarit, ndërsa të tjerët do të kryejnë 14 ditë karantinë dhe më pas do të kenë mundësi të luajnë.

Leave A Comment