• Home
  • Premier League
  • “United është i mallkuar”, De Gea: Nuk më besohet që ka ndodhur

“United është i mallkuar”, De Gea: Nuk më besohet që ka ndodhur

Portieri i Manchester United, David de Gea, ka pranuar se përballja në Champions League kundër Atletico Madrid do të jetë emocionale. “Në fillim patëm një rrëmujë me shortin… Skuadrat më të forta ishin PSG dhe Atletico.

“PSG doli e para, por shorti u përsërit dhe na ra Atletico. Në atë moment thashë me vete: ‘Nuk mund të jetë, çfarë rastësie që na ra Atletico”, ka thënë De Gea për El Pais.

“Është një ndjesi e vështirë për t’u shpjeguar, pas kaq shumë vitesh, të shkoj n Wanda Metropolitano përsëri për të luajtur kundër Atletico-s. Një ndjesi me të vërtetë e çuditshme.

“Largimi nga Atletico më ka kushtuar shumë. Kam patur njerëz afër meje që më kanë thënë: ‘Mendo për Manchester United, është një mundësi unike’. Ka qenë shumë e vështirë për mua ta merrja atë vendim”.

Në lidhje me sezonin zhgënjyes të Manchester United, De Gea ka thënë: “Mendoj se jemi mallkuar ose diça e tillë. Nuk e di, e vërteta është se nuk e di. Duhet të kishim luftuar për më shumë trofe, por nuk e di pse skuadra nuk po ecën”.

Leave A Comment