United, lojtarët kundër trajnerit Rangnick: ja arsyet

Nuk ka nisur aspak mirë viti 2022 për Manchester United dhe shumë lojtarë nuk janë të kënaqur për ecurinë e sezonit dhe faji, për disa prej tyre, duket se është trajneri Rangnick dhe stili i tij i punës.

Siç ka bërë të ditur ESPN, në fakt, disa lojtarë të Djajve të Kuq nuk janë të bindur nga metodologjitë e gjermanit që duket se konsiderohet e prapambetur. Ndër të tjera, nga sa mësohet, Rangnick duket se shumë seanca stërvitore ia lë ndihmësit të tij Chris Armas, që nuk ka shumë eksperiencë.

Mes gjërave të tjera që nuk pëlqehet nga shumë futbollistë të Manchester United, është edhe mënyra e stërvitjes që shpesh bazohet vetëm te puna 11 kundër 11 dhe jo në ushtrime dinamike që ata besojnë se mund ta ndihmojnë më shumë skuadrën që të mbajë një formë të mirë nga ndeshja në ndeshje.

Të shohim si do të vazhdojë kjo martesë mes Rangnick dhe Djajve të Kuq, edhe pse ndjesitë nga tani e deri në fund të sezonit nuk janë shumë pozitive.

Leave A Comment