• Home
  • Tjera
  • US Open/ Eliminohet kampionia në fuqi, ikin edhe Williams e Osaka, fiton Swiatek

US Open/ Eliminohet kampionia në fuqi, ikin edhe Williams e Osaka, fiton Swiatek

Surpriza të shumta sot në ndeshjet e raundit të parë në grand slam të US Open pë femra në tenis. Kampionia në fuqi, tenistja britanike Emma Raducanu, u eliminua që në sfidën e parë. Ajo u mund 2-0 (6-3, 6-3) nga francezja Alize Cornet.

Lamtumirë i tha këtij turneu edhe 42-vjeçarja Venus Williams, që u mund 2-0 nga belgia Van Uytvanck. Surprizë edhe eliminimi i japonezes Naomi Osaka, që u mund po 2-0 nga amerikania Danielle Collincs. Osaka dhe Venus janë dy ish-numrat 1 në botë.

Në raundin e dytë avancon polakja Iga Swiatek, numri 1 në botë, që mundi 2-0 (6-3, 6-0) italianin J.Paolini. Më tej avancojnë amerikanet S.Sephens. J.Pegula, çekja Karolina Pliskova, zvicerania Belinda Bencic, bjellorusja Aryna Sabalenka e spanjollja Paola Badosa.

Leave A Comment