• Home
  • Moto GP
  • Valentino Rossi: Jam një kampion i dashur nga populli, njësoj si Pantani

Valentino Rossi: Jam një kampion i dashur nga populli, njësoj si Pantani

Valentino Rossi njësoj si Marco Pantani. Jo vetëm për nga ngjyra e tyre e preferuar, e verdha, që e kanë përdorur të dy ikonat e sportit italian, por edhe për faktin se që të dy janë mjaft të dashur nga populli. I këtij mendimi është piloti i MotoGP, që pas 10 ditësh do të mbyllë karrierën e tij në garat e motoçiklizmit.

Mendoj se unë dhe Marco Pantani jemi kampionë të popullit, ndihem njësoj si ai. Edhe unë kam patur vështirësitë e mia, kam kaluar betejat e mia dhe më kanë ndihmuar njerëz të thjeshtë, ata të lokaleve. Pantani më ka magjepsur gjithnjë dhe kur e shoh në fotografi mërzitem që sot nuk është më”, tha Valentino Rossi.

Ne jemi kampionë që na duan njerëzit e thjeshtë, pasi kemi ditur të jemi si ata, duke qenë idhuj për këta njerëz të thjeshtë e pa shumë pretendime. Unë dhe Pantani jemi njerëz që vijmë nga populli dhe jemi përpjekur ta transformojmë sportin tonë në popullor dhe të dashur për të gjithë”, u shpreh Rossi.

Leave A Comment