• Home
  • Moto GP
  • Valentino Rossi në pistë edhe vitin e ardhshëm, do të zhvillojë 2 gara

Valentino Rossi në pistë edhe vitin e ardhshëm, do të zhvillojë 2 gara

Valentino Rossi dëshiron të marrë pjesë në dy gara të sezonit të ardhshëm të MotoGP. Piloti italian do të tërhiqet nga garat në fund të këtij sezoni, por në planet e tij për të ardhmen do të jetë sërish motoçiklizmi. Jo vetëm me 4 ekipet e akademisë së tij VR46, por edhe si pilot.

Alessio Salucci, krahu i djathtë i “doktorit” (njihet me nofkën Uccio dhe është gjithnjë me Rossin në bokse), për “Gazzetta Dello Sport” rrëfen: “Valentino dëshiron të zhvillojë dy gara sezonin e ardhshëm në MotoGP. Na ka kërkuar që të organizojmë programin e garave”, tha Salucci.

Nuk e dimë ende se me cilin motor do të garojë, Ducati apo Yamaha, apo nëse do të garojë me motorin e akademisë së tij. PO ashtu edhe për pistat ku do të garojë, do t’i shohim më vonë këto detaje”, tha Salucci.

Leave A Comment