• Home
  • Moto GP
  • Valentino Rossi optimist: Ky sezon mund të dhurojë surpriza

Valentino Rossi optimist: Ky sezon mund të dhurojë surpriza

Valentino Rossi do të nisë në moshën 42-vjeçarin sezonin e radhës në MotoGP, i pari me motorin Yamaha Petronas. Një aventurë e re për ikonën e MotoGP, që kërkon të lërë ende gjurmë në këtë sport.

Piloti italian, në prag të garës së parë që zhvillohet këtë fundjavë në pistën e Losail, shprehet: “Pas testeve të zhvilluara në Katar ndihesha i fortë dhe motori ishte mjaft i balancuar. Arrita të bëj xhiron më të shpejtë të karrierës time në këtë pistë dhe ky është një ogur i mirë”.

Mendoj se ky do të jetë një sezon shumë i fortë, pasi ka shumë pilotë pretendentë, por mes tyre jemi edhe në dy pilotët e Yamaha Petronas. Ndjej se kemi një ritëm gare të mirë dhe uroj tgë jemi gati për startin e sezonit. Jam entuziast dhge mendoj se mund të befasojmë”, tha Rossi.

Leave A Comment