• Home
  • Tenis
  • Vëllai i Djokovic: Policia kërkon ta arrestojë! Qeveria australiane mohon gjithçka

Vëllai i Djokovic: Policia kërkon ta arrestojë! Qeveria australiane mohon gjithçka

Nga Australia vijnë lajme befasuese nga ora në orë në lidhje me fatin e tenistit serb Novak Djokovic. Numri 1 në botë fitoi mëngjesin e sotëm betejën në gjykatë, që i dha mundësi të luajë në grand slam të Australian Open (nis më 17 janar), por qeveria australiane ka vendosur ta apelojë vendimin.

Vëllai i tenistit, Djorde Djokovic, tha për gazetarin serb Sasha Ozmo se Novak është ndalur sërish nga policia: “Duan ta arrestojnë. Ai është me avokatët e tij i mbyllur në një zyrë pas vendimit të gjykatës. Nuk dinë se çfarë të bëjnë”.

Por burime nga qeveria australiane hedhin poshtë këto zëra. “Janë thashetheme që vijnë nga mediat serbe”, thanë burime nga qeveria. Gjithsesi, orët në vijim priten të tjera zhvillime të ngjarjes.

Siç dihet, serbi ishte mbajtur në një hotel për emigrant pas mbërritjes në Melburn, pasi kishte probleme me dokumentacionin dhe nuk ka kryer vaksinën anti-Covid. Ai kishte marrë një “leje mjekësore” për të luajtur në Australian Open, pasi ishte infektuar më 16 dhjetor dhe ishte shëruar.

Leave A Comment