• Home
  • Bundesliga
  • Vendoset takimi për të ardhmen e Haaland, të mëdhatë e futbollit janë në pritje

Vendoset takimi për të ardhmen e Haaland, të mëdhatë e futbollit janë në pritje

Borussia Dortmund po nxit Haaland që të marrë një vendim.

Klubi gjerman ka dëshirë të njohë sa më shpejt të jetë e mundur qëllimet e sulmuesit dhe, sipas SportBild, javën e ardhshme do të ketë një takim për të sqaruar të ardhmen e norvegjezit.

Klubi verdhezi ka kërkuar prej kohësh një takim me babanë e lojtarit dhe Mino Raiola-n për të kuptuar nëse Haaland ka dëshirë të qëndrojë në Gjermani, apo do të largohet.

Kontrata e sulmuesi skadon në 2024-ën dhe klauzola e tij 75 milionë euro është një “okazion” për klubet e mëdha të Europës, të gatshëm të bëjnë çmenduri.

Real Madrid, Barcelona, Manchester City, Paris Saint-Germain, Chelsea dhe Manchester United janë në pritje. Situata duket se do të jetë më e qartë javën e ardhshme.

Leave A Comment