• Home
  • Formula 1
  • Verstappen zyrtarizon “numrin 1” dhe prezanton kaskën e re

Verstappen zyrtarizon “numrin 1” dhe prezanton kaskën e re

Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, përmes një video në rrjetet sociale, ka prezantuar kaskën që do të mbajë gjatë këtij viti. Ai ka zyrtarizuar “numrin 1” që do të mbajë këtë vit, duke hequr dorë nga numri 33 që ka mbajtur gjatë gjithë këto vite në Formula 1.

Përshëndetje të gjithëve. është momenti të prezantoj kaskën e vitit 2022. Siç e shihni ka shumë ngjyrë ari. Edhe sllogani “të bën me krahë” është me këtë ngjyrë dhe shkon shumë. Dhe natyrisht është numri 1”, shprehet Verstappen në video.

Leave A Comment