• Home
  • Kupa e Botës
  • “Vetëm njëri e ka vendin e garantuar”, Scaloni: Ja çfarë duhet të bëjnë të tjerët

“Vetëm njëri e ka vendin e garantuar”, Scaloni: Ja çfarë duhet të bëjnë të tjerët

Pas fitores 1-0 kundër Kolumbisë, që ka ardhur falë një goli të interistit Lautaro Martinez, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka folur për paraqitjen e skuadrës së tij dhe për nivelin e të tijve në pritje të Kupës së Botës që do të luhet vjeshtën e ardhshme në Katar.

Scaloni ka bërë të qartë se vetëm Lionel Messi e ka vendin e sigurt në listën e lojtarëve që do të grumbullohen për botërorin e ardhshëm.

“Të pamposhtur prej 29 ndeshjesh? Kemi akoma shumë punë për të bërë, këtë e dimë. Vetëm njëri e ka vendin të garantuar për Kupën e Botës (Messi) dhe të gjithë të tjerët e dinë”, ka shpjeguar Scaloni.

“Pjesa tjetër e skuadrës duhet të punojë. Lojtarë të ndryshëm kanë përfituar nga rasti që iu është dhënë dhe për këtë them gjithmonë se skuadra nuk duhet të jetë asnjëherë e qatë, askush nuk mund t’ia lejojë vetes sepse do t’i jepte mundësinë një tjetri ta parakalonte.

“Duhet të vazhdojmë të luftojmë dhe të japim më të mirën tonë në fushë. Ka shumë entuziazëm brenda grupit para dhe pas ndeshjeve dhe uroj që të jetë gjithmonë kështu”.

Leave A Comment