• Home
  • Kupa e Botës
  • Vidal: ndërhyrje e frikshme, karton i kuq, përqafim me arbitrin dhe lot (Video)

Vidal: ndërhyrje e frikshme, karton i kuq, përqafim me arbitrin dhe lot (Video)

Arturo Vidal ka qenë protagonist për keq në ndeshjen e humbur nga Kili i tij në shtëpi kundër Ekuadorit.

Mesfushori i Inter-it, në fakt, është ndëshkuar me karton  të kuq pas 14 minutash për një faull të shëmtuar ndaj Felix Torres.

Imazhet nuk ka nevojë për fjalë: ndërhyrje shumë e rrezikshme, me këmbën e djathtë të mesfushorit që ka goditur në fytyrë kundërshtarin.

Pasi ka marrë të kuqin, i vetëdijshëm për gabimin e bërë, Vidal ka provuar të kërkojë falje duke përqafuar arbitrin dhe më pas ka shpërthyer në lot dhe ka shkuar të sigurohet për gjendjen e lojtarit të Ekuadorit.

Leave A Comment