• Home
  • Premier League
  • VIDEO | Broja bën Conten të qajë, tifozët e Chelsea i bëjnë apel klubit. City vazhdon marshimin drejt titullit

VIDEO | Broja bën Conten të qajë, tifozët e Chelsea i bëjnë apel klubit. City vazhdon marshimin drejt titullit

Armando Broja vazhdon të tregojë të gjithë talentin dhe forcën e tij në Premier League. Gjashtë gola që duke shtuar ato të shënuar edhe në kupa janë 8 në total këtë sezon për djaloshin shqiptar.

Pikërisht një gol i shënuar që ka pasur vlera të mëdha erdhi sonte, në Londër, përballë Tottenham të Antonio Conte. Një sukses i pabesueshëm për “shejntorët” që e nisën në disavantazh me autogolin e Bendarek.

Por, pikërisht Broja do të barazonte shifrat në 1-1 më pas. Në pjesën e dytë, Tottenham gjeti avantazhin me Son, me një aksion të nisur nga një faull i akorduar në dëm të Brojës.

Pikerisht tifozeria e Chelsea, ne twitter, ka nisur fushaten duke i kerkuar klubit qe te mos e shese kurresesi…

Protesta të mëdha, acarim në fushë dhe Conte protagonist. Disa minuta më pas, Southampton gjen dy herë golin me Elyonussi dhe më pas Adams.

Fiton Manchester City me golat e Mahrez dhe De Bruyne. Skuadra e Pep Guardiolas vazhdon marshimin në krye të renditjes.

Plot 60 pikë edhe pse Liverpool që është ndjekësi më i afërt ka dy ndeshje më pak…

Leave A Comment