• Home
  • La Liga
  • Villareal ndal Real-in dhe i jep një mesazh Juventus-it, Jovic gabon në fund (Video)

Villareal ndal Real-in dhe i jep një mesazh Juventus-it, Jovic gabon në fund (Video)

Villarreal, kundërshtari i Juventus-it në Champions League ka bërë një paraqitje shumë të mirë hnë kampionat kundër Real Madrid.

Nëndetësja e Verdhë, në fakt, ka marrë një pikë kundër skuadrës së Ancelotti-t në javën e 24-t të La Liga-s. Sfida është mbyllur në barazim 0-0.

Një rezultat që e ndihmon skuadrën e Unai Emery të ngjitet në vendin e pestë me 36 pikë, dy më pak se Barcelona e vendit të katërt, por që ka dy ndeshje më pak.

Ndalet Real Madrid, që tani kryeson renditjen me vetëm 4 pikë avantazh ndaj Sevilla-s së vendit të dytë. Një avantazh që mund të kishte qenë më i madh për Los Blancos nëse Luka Jovic nuk do të kishte shpërdoruar rastin e pastër që ka patur në fundin e ndeshjes.

Leave A Comment