• Home
  • La Liga
  • Villarreal, Emery i bën një dhuratë speciale tifozit para martesës (Video)

Villarreal, Emery i bën një dhuratë speciale tifozit para martesës (Video)

Villarreal po kalon një moment me të vërtetë pozitiv me vendin e gjashtë në renditjen e La Liga-s dhe zonën Champions League jo shumë larg. Që gjërat po shkojnë shumë mirë duket edhe nga ajo që ka ndodhur kohët e fundit edhe jashtë fushës.

Në fakt, klubi ka dhënë kontributin e tij për ta bërë akoma më speciale martesën e një tifozi të skuadrës. Në çfarë mënyre? Me një dhuratë nga ana e trajnerit Unai Emery.

Trajneri spanjoll ka vendosur të shpërblejë një tifoz që do të martohet shumë shpejt. Carles, emri i tifozit, kishte fiksim kollaren që trajneri i skuadrës së tij të zemrës mban vazhdimisht dhe ka provuar t’ia kërkojë me një mesazh në rrjetet sociale si dhuratë për dasmën.

Një kërkesë që Emery ka vendosur ta plotësojë. Nëpërmjet profilit të klubit në Twitter, trajneri është shfaqur në një video në të cilën ka vendosur t’i bëjë një autograf kollares dhe i ka premtuar se do t’ia dërgojë.

Një dhuratë me të vërtetë e rëndësishme për tifozin, të cilit tani nuk i mungon asgjë për t’u martuar.

Leave A Comment