• Home
  • Moto GP
  • Vinales fiton garën e parë, pilotët e Ducati parakalojnë kampionin e botës në vijën e finishit

Vinales fiton garën e parë, pilotët e Ducati parakalojnë kampionin e botës në vijën e finishit

Piloti spanjoll i Yamaha, Maverick Vinales, fitoi sot garën e Çmimit të madh të Katarit në MotoGP, gara e parë sezonale, zhvilluar në pistën e Losail. Ai la pas francezin Johann Zarco me Ducati Pramac (i dyti) dhe italianin Francesco Bagnaia me Ducatin zyrtar (i treti), ndërsa i katërti u klasifikua spanjolli Juan mir me Suzuki, kampioni i botës në fuqi.

Këta katër pilotë dueluan nga xhiro e parë deri tek e fundit për fitoren. Pas mesit të garës, Vinales merr kreun dhe shkëputet disi nga tri pilotët e tjerë, duke e merituar fitorenn. Mjaft e bukur gara për vendin e dytë, me dy pilotët e Ducati që parakalojnë Suzukin e Mir në metrat e fundit të vijës së drejtë, me motorin italian që bëri diferencën.

Debutimi i Valentino Rossi me Yamaha Petronas ishte për t’u harruar, pasi italiani u klasifikua në vendin e 12-të, shumë larg kryesuesve.

Leave A Comment