• Home
  • Bundesliga
  • Vlahovic “peshon” sa Lewandowski; shifrat nuk gënjejnë

Vlahovic “peshon” sa Lewandowski; shifrat nuk gënjejnë

Dusan Vlahovic dhe Robert Lewandowski luftojnë në nivel evropian për primatin e lojtarit kryesor. E thënë ndryshe: të bëhen “mbret” i pikëve të fituara përmes golave ​​të shënuar prej tyre. Ky është krahasimi, thjesht numerik, që “Corriere dello Sport” bën me dy sulmuesit.

Serbi i Fiorentinës deri më tani ka siguruar 19 pikë në Serie A me 16 golat e tij sezonalë, nga 32 pikë në total që ka skuadra vjollcë. Nga ana tjetër, polaku, falë 19 golave të tij ka siguruar 20 pikë për bavarezët nga 43 pikë në total që ka Bayern Munich në Bundesligë.

Nëse në rinisjen e kampionatit, më 6 janar në stadiumin “Artemio Franchi”, kundër Udinese, Vlahovic shënon dhe goli i tij do të ishte sërish vendimtar, ai do të ngjitej në fronin absolut të paktën për një natë, sepse Bayern Munich do të luajë të nesërmen në shtëpi kundër Borussia Mönchengladbach.

Leave A Comment