• Home
  • Seria A
  • Vlahovic tërbon ish-tifozerinë pas Juventus-Sassuolo! Fjalia e tij injoron qytetin e Firences (VIDEO)

Vlahovic tërbon ish-tifozerinë pas Juventus-Sassuolo! Fjalia e tij injoron qytetin e Firences (VIDEO)

Qendërsulmuesi i Juventusit, Dushan Vlahovic, pas ndeshjes Juventus-Sassuolo, ka folur për Mediaset duke i hedhur pak benzine zjarrit per gjysmefinalen qe do ta shohe perballe ish-ekipit te tij…

“Duhet ende kohë, jemi ende në fillim. Por i detyrohem shumë shokëve të skuadrës, trajnerit dhe klubit për si më pritën.

Për mua është nder të luaj këtu dhe të jem në dispozicion të skuadrës. Mirëkuptimi me Dybala dhe Morata? Ata janë dy lojtarë të mëdhenj, nga të cilët duhet të mësoj të arrij nivelin e tyre”

Gjysmëfinalja kundër Fiorentinës ne Firence, cfare do te thote per ty? “Dua fitore, gjëra të tjera nuk më interesojnë: do të jetë një ndeshje si çdo tjetër”…

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, pas fitores ndaj Sassuolos në Kupën e Italisë, tha për Mediaset: “Jemi të lumtur me afrimet e Vlahovic dhe Zakaria, të cilët janë integruar mirë. Jemi të lumtur që kemi Vlahovic, i cili duhet të përmirësohet!

Ende një lloj si të sulmojmë në thellësi më mirë, por kjo është pjesë e përmirësimit të secilit lojtar. Ne patëm edhe fat. Kemi zhvilluar një pjesë të dytë të mirë, goli i tyre na nxori nga loja por pastaj u zgjuam.

Morata? Alvaro ka luajtur gjithmonë me nje pike referimi eshte normale qe me kurrizin te goli nuk mund te shprehet plotesisht.

Ne pjesen e dyte ishim me agresiv dhe te gjithe luajten me mire. Sassuolo eshte nje skuader qe nese luan paster, luan ne nivelin tend, ndryshe has veshtiresi.

Scudetto? Ne jemi potencialisht njëmbëdhjetë pikë prapa Interit, duhet të bëjmë ndeshjen kundër Atalantës dhe të dielën duhet të jemi gati: do të jetë një kokë me koke deri ne fund. Ekipet e tjera janë të paarritshme”.

.

Leave A Comment