• Home
  • Skënderbeu
  • Vllaznia fiton super sfidën me Partizanin, Skënderbeu fiton sfidën për mbijetesë me Egnatian (Video)

Vllaznia fiton super sfidën me Partizanin, Skënderbeu fiton sfidën për mbijetesë me Egnatian (Video)

Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme në kampionat kundër Partizanit.

Super sfida e javës së 12-të të Superiores është mbyllur me një fitore 1-0 për shkodranët.

Ka qenë një gol i Latifit në minutën e 28-të që ka vendosur takimin e luajtur në Loro Boriçi.

Kuqeblutë kanë arritur ta mbrojnë avantazhin edhe pas kartonit të kuq të marr ngë Krymi në minutën e 66-të, për një ndërhyrje si loj tar i fundit ndaj Carës.

Kthehet te fitorja Skënderbeu.

Korçarët kanë fituar luftën për mbijetesë me Egnatian me rezultatin 2-0.

Vitja në minutën e 47-të dhe Berisha në të 87-ën i kanë dhuruar tri pikë shumë të rëndësishme bardhekuqve.

Leave A Comment