• Home
  • Basketboll Vendi
  • Vllaznia merr vendimin ekstrem, shkarkon trajnerin pas rezultateve të dobta

Vllaznia merr vendimin ekstrem, shkarkon trajnerin pas rezultateve të dobta

Malazezi Nikola Milatovic nuk do të jetë më trajneri i skuadrës së Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Klubi shkodran ka konfirmuar largimin e trajnerit, duke saktësuar se ky vendim është marrë në mirëkuptim me vetë malazezin.

Shkak i largimit të Milatovic janë rezultatet e dobta që ai dhe kuqeblutë kanë arritur këtë fillimsezoni, duke u renditur në vendin e katërt në kampionat (Superligë) dhe atë të parafundit në Ligën Unike.

Vllaznia bën me dije se skuadrën do ta drejtojë zv.trajneri Ervin Bërdica, por nuk dihet nëse ai do ta vijojë këtë punë deri në fund të sezonit apo deri në gjetjen e një trajneri të ri. Milatovic erdhi këtë verë te Vllaznia, pas titullit fituar vjet me Teutën.

Leave A Comment