• Home
  • Basketboll Vendi
  • Vllaznia mposht Tiranën pas kohës shtesë, Partizani mund Dinamon në derbi

Vllaznia mposht Tiranën pas kohës shtesë, Partizani mund Dinamon në derbi

Janë luajtur vetëm dy nga tri ndeshjet e javës së 11-të të Superligës në basketboll për meshkuj. Takimi Kamza Basket-Teuta, ku përballë ishin dy ekipet e kreut, nuk u zhvillua për arsye teknike. Sipas klubit dsurrsak, në mjediset jashtë sallës sportive në Kamëz kryheshin punime dhe ishte e pamundur të zhvillohej normalisht sfida.

Ndërkohë, Vllaznia fitoi 116-110 ndaj Tiranës pas kohës shtesë në “Fahrie Hoti”, një ndeshje spektakolare (koha e rregullt përfundoi 99-99). Fitore që barazon të dyja ekipet në renditje me nga 17 pikë, duke e bërë të bukur kampionatin.

Për Vllazninë u dallua Butler me 31 pikë, mbështetur nga Shetsnai me 21 pikë. Për Tiranën, më i miri në parket ishte Clark me 31 pikë, ndërsa Hamati e Hysenagolli e mbyllën me nga 24 pikë e 13 rebound secili, por që s’mjaftuan për të fituar.

Partizani fitoi me lehtësi 80-54 derbin me Dinamon, duke iu larguar fundit të renditjes. Ndeshje e dominuar nga të “kuqtë”, superiorë në fushë gjatë gjithë kohës. Të gjithë titullarët e Partizanit realizuan mbi 10 pikë.

Superliga – Meshkuj (Java e 11-të)

Dinamo – Partizani, 54-80

Kamza Basket – Teuta, s’u zhvillua

Tirana – Vllaznia, 110-116

Renditja: Teuta 18 pikë, Kamza Basket 17 pikë, Tirana 17 pikë, Vllaznia 17 pikë, Partizani 14 pikë, Dinamo 13 pikë.

Leave A Comment