Vllaznia nuk ndalet në merkato, zyrtarizon amerikanin e tretë

Basketbollisti Maurice Williams është përforcimi i radhës i skuadrës së Vllaznisë për meshkuj. 27-vjeçari amerikan ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me shkodranët, që kanë zyrtarizuar sot transferimin e lojtarit anësor.

Williams, që sezonin e kaluar ka luajtur në Kosovë me Lipjani, është amerikani i tretë që firmos për Vllazninë pas Nick Evans dhe Johnathan Hudson. Një përforcim që konsiderohet i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga bullgari Nikolai Gospodinov.

Lojtari 1.94 metra i gjatë pritet të mbërrijë në Shkodër në shtator për të nisur fazën përgatitore me Vllazninë, që sezonin e ri synon titullin kampion në Superligë dhe një paraqitje të mirë në Ligën Ballkanike. Klubi shkodran bën me dije se është duke negociuar edhe me lojtarë të tjerë në merkato.


Basketbollisti Maurice Williams

Leave A Comment