• Home
  • Tenis
  • “WTA Finals”, ish-numri 1 dhe surpriza estoneze sfidë për titullin e 2021-shit

“WTA Finals”, ish-numri 1 dhe surpriza estoneze sfidë për titullin e 2021-shit

Tenistja spanjolle Garbine Muguruza dhe ajo estoneze Anett Kontaveit janë dy finalistet e “WTA Finals”, turneu që po zhvillohet në Guadalajara të Meksikës dhe ku morën pjesë 8 tenistet më të mira në botë. sot janë zhvilluar dy ndeshjet gjysmëfinale.

Muguruza, ish-numri 1 në botë dhe fituese e dy grand slam në karrierë, mundi 2-0 në gjysmëfinale patrioten e saj Paula Badosa (6-3, 6-3). Ndërsa në sfidën tjetër gjysmëfinale, estonezja Kontavit mposhti 2-1 (6-1, 3-6, 6-3) greken Maria Sakkari.

Kjo është hera e dytë në këtë turne që këto dy teniste përballen mes tyre. Ato ishin në të njëjtin grup dhe në sfidën e parë Muguruza fitoi 2-0. Ajo konsiderohet favorite për fitimin e këtij takimi final, që shpall edhe tenisten “kampione” të këtij viti.

Leave A Comment