• Home
  • La Liga
  • Xavi bën kthesë 180 gradëshe për Dembele: S’duhet të bëjmë “vetëvrasje” me të…

Xavi bën kthesë 180 gradëshe për Dembele: S’duhet të bëjmë “vetëvrasje” me të…

Xavi ka shpjeguar praninë e Dembélé në listën e Barcelonës për ndeshjen e radhës. Shumë pyetje janë rrotulluar rreth francezit. Trajneri ka bërë të qartë se rrethanat kanë ndryshuar në krahasim me një muaj më parë dhe se nuk do ta lërë në tribunë sulmuesin:

“Ne nuk kemi gjetur një zgjidhje për situatën e Dembélé. Rrethanat ishin ndryshe një muaj më parë dhe të tjera tani. Ai është pjesë e klubit, skuadrës, ka një kontratë. Ne jemi takuar me presidentin, bordin dhe sekretariatin dhe kemi vendosur. Dembele është pjesë e skuadrës dhe nuk mund të vetëvritemi. Duhet ta përdorim, mund të na ndihmojë, ka qenë profesionist i mirë. Është një vendim i klubit dhe do ta përdor kur të mendoj se është e përshtatshme”.

Nuk duhet të harrojmë se Mateu Alemany siguroi publikisht se lojtari duhet të largohet nga klubi nëse nuk rinovon. Madje, ai nuk ishte ftuar në dy ndeshjet e fundit. Përveç kësaj, Laporta tha se Dembélé refuzoi disa oferta në mbyllje të merkatos dimërore.

Nga ana tjetër, Xavi ka pasur gjithmonë një qëndrim më pajtues. Megjithatë, tekniku është siguruar që vendimi të jetë marrë mes të gjithëve: “Këtu jemi të gjithë në të njëjtën barkë, unë nuk vendos asgjë në mënyrë të njëanshme. Ne besojmë se gjëja më e mirë për klubin është ta kemi në dispozicion dhe mund të na ndihmojë”.

Tani pyetja është se si do ta presin tribunat (tifozët) lojtarin. Xavi ka dërguar një mesazh qetësie dhe uniteti një ditë para ndeshjes kundër Atlético: “Ne po kërkojmë gjithçka të mundshme për të gjetur një zgjidhje. Unë e kuptoj pozicionin e të gjithëve, madje edhe atë të tifozëve që do të lëndohen nga lojtari.

Duhet të jemi egoistë, të mendojmë për veten, se çfarë do të jetë më e mira për klubin. Ai ka një kontratë dhe mund të na ndihmojë për të përmbushur objektivat e këtij sezoni, ç’rëndësi ka më tepër nëse gabojmë apo jo.

Ne do të donim që lojtari të kishte rinovuar, i kuptoj tifozët që mund të lëndohen, por duhet të shtrëngojmë radhët, të mendojmë për ekipin”.

Leave A Comment