• Home
  • La Liga
  • Xavi para derbit ndaj shqiptarit Bare: 15 pikë larg kreut, por s’jemi dorëzuar për titullin

Xavi para derbit ndaj shqiptarit Bare: 15 pikë larg kreut, por s’jemi dorëzuar për titullin

Xavi, trajneri i Barcelonës, në prag të derbit me Espanyol-in, ku luan edhe mesfushori ynë kuqezi, Keidi Bare; dhe pesë ditë para ndeshjes së Ligës së Evropës me Napolin, foli në konferencën për shtyp: “Na duhen dy-tri rezultate pozitive radhazi. Po punojmë mirë, e kemi pasur gjithë javën në dispozicion të përgatitemi për këtë ndeshje, ndjesitë janë pozitive.

Në kampionat jemi 15 pikë larg nga vendi i parë, me një ndeshje më pak, por nuk përjashtojmë asgjë. Do të varet nga ndeshjet e ardhshme dhe si do të sillen skuadrat që na paraprijnë në klasifikimin aktual”.

Po cila është situata e të lënduarve te Barcelonë? Trajneri katalanas zbuloi: “Eric Garcia është mirë, është rikuperuar për nesër, do të grumbullohet. Depay ka pësuar një lëndim të vogël, por në fillim të javës së ardhshme do të rikthehet në stërvitje me grupin. Dembele? Ai është lojtari ynë, patjetër do të na ndihmojë. Do të vendos unë do të duhet të luajë apo jo”.

Leave A Comment