• Home
  • La Liga
  • Xavi: Simeone është një trajner i madh, por ky nuk është stili im

Xavi: Simeone është një trajner i madh, por ky nuk është stili im

Në prag të super sfidës së La Liga-s që do të zhvillohet sot në orën 16:15 mes Barcelona-s dhe Atletico Madrid, Xavi ka folur për mënyrën e lojës së Cholo Simeone-s.

“Nuk do të ishte stili i Barcelona-s, nuk do të përshtatej, por kjo nuk do të thotë se nuk ka të mira dhe nuk është kompetitive”, ka thënë trajneri i katalanasve.

“Njerëzit nuk do ta kuptonin nëse ne do të mbylleshim. Fitojnë dhe është e drejtë të luajnë kështu, por nuk është në stilin tim. Kjo nuk do të thotë se nuk e admiroj. Cholo është një trajner i madh, nuk është një kritikë”.

Përballja e sotme mes bluagranave dhe madrilenëve do të jetë një sfidë për Champions, duke parë se Atletico mban vendin e katërt në renditje me 36 pikë dhe Barça të pestin me 35 pikë.

Leave A Comment