• Home
  • Nations League
  • Yjet gjermanë i përlulen Spanjës, pas humbjes 6-0: Na mësoi si luhet futbolli

Yjet gjermanë i përlulen Spanjës, pas humbjes 6-0: Na mësoi si luhet futbolli

Toni Kroos pranoi se Spanja i tregoi Gjermanisë si të luante me dhe pa top. Pra, i dha leksione futbolli të martën në fitoren historike 6-0 të iberikëve në Ligën e Kombeve. Skuadra e Luis Enrique shënoi nga tre gola në të dyja pjesët dhe ishte dominuese nga fillimi në fund, duke e përfunduar ndeshjen me 70 për qind të zotërimit të topit dhe me 23 gjuajtje drejt portës, krahasuar me 2 të tilla të Gjermanisë.

Kroos pranoi se Spanja ishte thjesht superiore në çdo drejtim dhe i dha Gjermanisë një mësim të rëndësishëm. “Kjo humbje na dhemb shumë. Në mbrojtje nuk patëm asnjë siguri, fare. Spanja na tregoi se si të mbrohemi, si të luajmë me dhe pa top”, – tha Kroos për “ARD”.

Sulmuesi i Gjermanisë, Serge Gnabry, i bëri jehonë shokut të tij të skuadrës, duke shtuar: “Asgjë nuk funksionoi për ne sonte, thjesht nuk mundëm t’i bënim ballë kundërshtarit. Spanja fitoi me meritë edhe në këto shifra. Ne u përpoqëm të shtynim njëri-tjetrin, por Spanja thjesht bëri gjithçka mirë. Në anën tjetër, ne luajtëm shumë keq. Tani, mbase e dimë se ku çalojmë. Kjo na bën të mendojmë. Kemi ende pak kohë në dispozicion dhe duhet ta shfrytëzojmë më së miri për t’u korrigjuar”.

“Mjaft zhgënjyese për të gjithë ne, jo vetëm për mbrojtësit, por për secilin prej nesh, –  shtoi Neuer. – Çaluam në lojë, por edhe gjuha e trupit dhe komunikimi ishte zhgënjyes sot. Ne duhet të kishim folur më shumë, veçanërisht pas golit të parë. Është shumë e rëndësishme të mbështesim njëri-tjetrin”.

Leave A Comment