• Home
  • Kupa e Botës
  • Ylli i Juventus-it shkëlqen edhe në -16 gradë, dy lojtarë braktisin fushën me hipotermi (Video)

Ylli i Juventus-it shkëlqen edhe në -16 gradë, dy lojtarë braktisin fushën me hipotermi (Video)

Ndodh shpesh që disa lojtarë të zëvendësohen gjatë ndeshjes për zgjedhje teknike ose për shkak të problemeve fizike, por këtë herë zëvendësimet nuk kanë ardhur për shkak dëmtimi.

Në fakt, në ndeshjen mes Amerikës dhe Shteteve t Bashkuara të Amerikës, e vlefshme për grupin amerikanoverior të kualifikuesve për Katar 2022, dy lojtarë kanë qenë të detyruar të largohen nga fusha për shkak të të ftohtit të madh.

Amerika ka fituar 3-0, ndër të tjera me një gol të juventinit McKennie, por lojtarëve iu është dashur të bëjnë llogarite me temperaturat e ulëta në Allianz Field të Saint Paul, në Minesota. Po, sepse për ndeshjen ishin parashikuar -16°C dhe kështu ka qenë.

I ftohti ka kushtëzuar të gjithë ndeshjen deri në atë pikë sa ka detyruar dy lojtarë të Honduras të largohen nga fusha. Siç ka bërë të ditur Sky, në fakt, portieri Luis Lopez dhe sulmues Romell Quioto janë zëvendësuar pas pjesës së parë, me shenja të qarta hipotermie ose më sakte me temperaturën e trupit nën 35 gradë dhe me simptoma të tjera të rritjes së rrahjeve kardiake.

Nëse për dy futbollistët e Honduras nuk ka qenë shumë e lehtë, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për ata të Amerikës, me Timothy Weah që ka bërë ironi për të ftohtin e madh:

“Minessota, të dua. Megjithatë, herën tjetër që do të më detyrojnë të luaj këtu, do të tërhiqem”, ka shkruar sulmuesi në Instagram.

Leave A Comment