• Home
  • Tenis
  • Zhdukja e tenistes kineze kthehet në çështje diplomatike, ndërhyjnë Kombet e Bashkuara

Zhdukja e tenistes kineze kthehet në çështje diplomatike, ndërhyjnë Kombet e Bashkuara

Çështja e zhdukjes së tenistes kineze Shuai Peng është kthyer në një çështje diplomatike ndërkombëtare. Orët e fundit kanë reaguar për zhdukjen e papritur të tenistes edhe Kombet e Bashkuara.

Është e ëndësishme që e gjithë bota të ketë prova se ajo ëhstë mirë. Përveç kësaj, ne kërkojmë të bëjmë një hetim transparent në lidhje me akuzat për dhunë seksuale që ka bërë tenistja”, thanë Kombet e Bashkuara në një deklaratë.

Shuai Peng, ish-numri 1 në lojën dyshe (fituese e dy grand slam në lojën dyshe), akuzoi në rrjetet sociale dy javë më parë ish-zv.kryeministrin kinez se e ka dhunuar seksualisht disa vite më parë.

Ai mesazh sikurse çdo informacion për tenisten u zhduk menjëherë, ndërkohë që prej ditësh nuk ka asnjë lajm se ku ndodhet Shuai Peng. Ndërsa WTA ka kërcënuar se do të anullojë çdo event ndërkombëtar në Kinë.

Leave A Comment