• Home
  • Tenis
  • Zhdukja e tenistes, WTA i shpall luftë Kinës: Drejtësi ose anullojmë çdo event aty

Zhdukja e tenistes, WTA i shpall luftë Kinës: Drejtësi ose anullojmë çdo event aty

Nëse nuk do të qartësohet situata në lidhje me tenisten kineze Shuai Peng, për të cilën prej dy javësh nuk ka asnjë informacion, atëherë WTA (Women Tennis Association) do të anullojë çdo event në Kinë. “Jemi gati për të tërhequr çdo event që zhvillojmë në Kinë dhe të përballemi me çdo pasojë. Akuzat për përdhunim janë më të rëndësishme se çdo biznes”, tha Steve Simon, presidenti i WTA për CNN.

Tenistja 35-vjeçare, ish-numri 1 në botë në lojën dyshe, akuzoi dy javë më parë përmes rrjeteve sociale ish-zv.kryeminstrin kinez Zhang Gaoli për dhunë seksuale. Ai mesazh u fshi pas 20 minutash, ashtu sikurse edhe profili i tenistes (fituese e dy grand slam në lojën dyshe) dhe çdo informacion në lidhje me të në Kinë.

WTA kërkon një hetim të pavarur për të mësuar fatin e tenistes, në të kundërt do të anullohen të 10 eventet ndërkombëtare në Kinë për vitin 2022. “Gratë duhet të respektohen dhe jo të censurohen. Marrëdhënia jonë me Kinën është në një pikë kritike”, tha presidenti i WTA-së, që në këtë mision ka marrë mbështetjen e dhjetra tenistëve, që kërkojnë të dinë fatin e Shuai Peng.

Leave A Comment