Zvicër-Spanjë, Shaqiri dhe Xhaka sfidojnë “Furinë e Kuqe”

Në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja e Ligës A të Nations League mes Zvicrës dhe Spanjës.

Trajneri Petkovic ka vendosur t’u besojë nga minuta e parë dyshes me origjinë shqiptare Shaqiri-Xhaka, ndërsa Luis Enrique ka zgjedhur të lërë në stol Alvaro Morata-n.

Formacionet zyrtare

Zvicra (4-4-1-1): Sommer; Fernandes, Elvedi, Akanji, Rodriguez; Shaqiri, Xhaka, Freuler, Zuber; Embolo; Seferovic.

Spanja (4-2-3-1): Unai Simon; Reguillon, Pau Torres, Ramos, Serg Roberto; Busquets, Merino; Olmo, Fabian Ruiz, Ferrand Torres; Oyarzabal.

Leave A Comment