• Home
  • Moto GP
  • Zyrtare, anullohet një tjetër garë e Moto GP për shkak të pandemisë

Zyrtare, anullohet një tjetër garë e Moto GP për shkak të pandemisë

Dorna, kompania që organizon garat e botërorit të Motoçiklizmit ka bërë me dije se është anulluar gara e Çmimit të Madh të Tajlandës në MotoGP për shkak të pandemisë së Covid-19.

Ajo ishte programuar për t’u zhvilluar më 17 tetor, por megjithë përpjekjet e organizatorëve gjithçka ka qenë e pamundur për t’ia dalë mbanë. Masat e ashpra anti-Covid të marra e kanë bërë të pamundur zhvillimin e garës.

Dorna ka nisur menjëherë nga puna për gjetjen e një piste rezervë, për të zëvendësuar garën e Tajlandës. Gjasat janë që të zhvillohet një garë shtesë në Europë, në një pistë spanjolle ose italiane.

Leave A Comment