• Home
  • Tenis
  • Zyrtare: Federer dhe Nadal së bashku në fushë në turneun Laver Cup

Zyrtare: Federer dhe Nadal së bashku në fushë në turneun Laver Cup

Tenistët Roger Federer dhe Rafael Nadal do të luajnë së bashku në edicionin e ardhshëm të turneut Laver Cup, që do të zhvillohet në datat 23-25 shtator, në Londër. Kjo do të jetë hera e dytë që dy nga ikonat e këtij sporti do të luajnë së bashku në lojën dyshe.

Lajmin e konfirmoi Roger Federer, që tha: “Mezi pres të rikthehem në fushë dhe të luaj në Laver Cup me Rafael Nadal”. Ata kanë luajtur më parë së bashku, në edicionin e parë të Laver Cup (viti 2017), ku fituan 2-1.

Edhe Nadal ka konfirmuar këtë gjë: “Nëse do të kemi mundësi të ndajmë sërish fushën në lojën dyshe, do të ishte diçka fantastike për ne, në këtë moment të karrierës tonë”.

Ky do të jetë edicioni i pestë i Laver Cup, turne ku luajnë përballë njëri-tjetrit tenistët më të mirë nga Europa ndaj atyre të pjesës tjetër të botës (ekipi i Europës ka fituar gjithnjë). Federer dhe Nadal nuk luajtën vitin e kaluar, të dy të dëmtuar.

Leave A Comment