• Home
  • Moto GP
  • Zyrtare, kampioni i botës nuk do të marrë pjesë në garën e Doha

Zyrtare, kampioni i botës nuk do të marrë pjesë në garën e Doha

Piloti spanjoll Marc Marquez nuk do të zbresë në pistë këtë fundjavë në garën e parë sezonale të MotoGP, që zhvillohet në pistën e Losail, në Doha. Lajmin e konfirmoi motori Honda, që tha se pas një bisede me vetë pilotin dhe stafin mjekësor, vendosën të mos rrezikojnë.

Spanjolli nuk merr pjesë në një garë zyrtare që prej korrikut të vitit të kaluar, kur u rrëzua në garën e parë të kampionatit. Ai kreu 3 operacione në shpatull dhe ende nuk ka rikuperuar 100% nga dëmtimi. Marquez kreu disa teste fundjavën e kaluar për të parë situatën, por duket se nuk është ende gati.

Besoja se mund t’ia dilja mbanë pas testeve që zhvillova në Portimao dhe Montmelo, por s’jam ende në gjendjen optimale të garoj e dueloj”, tha Marquez. Në vendin e tij, te motori zyrtar Honda, do të jetë Stefan Bradl. Vendimi erdhi pas një konsulte me mjekët, që thanë se piloti nuk duhet të sforcojë krahun.

Leave A Comment