• Home
  • Seria A
  • ZYRTARE | Merret vendimi për Bologna-Inter, “acarohet” klubi zikaltër dhe nuk dorëzohet

ZYRTARE | Merret vendimi për Bologna-Inter, “acarohet” klubi zikaltër dhe nuk dorëzohet

Përveç vendosjes së anulimit 3-0 në tavoline per Udinese-Salernitana, Gjykata Federale hodhi poshtë edhe ankesat e Interit dhe Udineses në lidhje me ndeshjet kundër Bolonjës dhe Atalantës.

Ky është teksti i komunikates per shtyp: “Apeli i Salernitana u pranua, ai i paraqitur nga Interi dhe Udinese u refuzua: këto janë vendimet e miratuara sot nga Gjykata Kombëtare Sportive e mbledhur per te diskutuar ceshtjet e 3 ndeshjeve Udinese-Salernitana, Bologna-Inter dhe Atalanta-Udinese të lidhura me episodet e Covid të regjistruara brenda ekipeve.

Prandaj Gjykata, duke pranuar ankesën e Salernitana, anuloi vendimin e humbjes së ndeshjes 0-3 në tavolinë dhe pikën e penalizimit në renditje. Gjykata vendosi gjithashtu se ndeshja Bologna-Inter do të luhet në datën e caktuar nga Lega Serie A, ndërsa homologoi rezultatin e Atalanta-Udinese”…

Apel i Interit

Ekipi kuqeblu nuk kishte dalë në fushë, duke e lënë skuadrën e Inzaghit në pritje për 45 minuta në fushë, pas shumë rasteve me Covid në mesin e tyre që kishin shtyrë autoritetet shendetesore rajonale të karantinonin ekipin e Mihajlovic.

Një motivacion i cilësuar nga gjyqtari sportiv si “shkak i forcës madhore”, një vlerësim i shprehur dukshëm sot nga Gjykata. Sidoqofte, klubi zikaltër nuk ka ndërmend të ndalet dhe do të apelojë në bordin e garancisë së Conit (komiteti Olimpik Italian)

 

 

Leave A Comment