• Home
  • Tenis
  • Zyrtare! Novak Djokovic merr vendimin për Australian Open

Zyrtare! Novak Djokovic merr vendimin për Australian Open

Tenisti serb Novak Djokovic, numri 1 në botë, do të luajë në grand slam të Australian Open, që zhvillohet në melburn më 17 janar. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai u ka dhënë fund dyshimeve në lidhje me praninë e tij apo jo, duke konfirmuar pjesëmarrjen.

Gëzuar Vitin e ri 2022 të gjithëve dhe ju uroj shëndet, dashuri e gëzim…Gjatë pushimeve kam kaluar një kohë të mrekullueshme me miqtë dhe të dashurit e mi. tani shoh përpara për të marrë pjesë në turneun e Australian Open, falë një leje mjekësore”, shkruan ndër të tjera Djokovic.

Siç dihet, Djokovic nuk ka kryer vaksinën anti-Covid, masë e detyrueshme e vendosur nga organizatorët e Australian Open për të marrë pjesë. Gjithsesi, palët kanë arritur një marrëveshje dhe tenisti serb do të luajë në Melburn, ku do të mbrojë titullin fituar një vit më parë.

Leave A Comment