• Home
  • Tenis
  • Djokovic-Medvedev, pretendentët për “numrin 1” stërviten së bashku me Deschamps

Djokovic-Medvedev, pretendentët për “numrin 1” stërviten së bashku me Deschamps

Gati dy muaj më parë, ishin rivalë në fushë në finalen e US Open, me rusin Daniil Medvedev që mposhte serbin Novak Djokovic. Që nga ajo kohë, serbi (numri 1 në botë) ka qenë pushim dhe ditën e parë të stërvitjes ka patur përballë pikërisht rivalin e tij kryesor, Medvedev (numri 2 në botë).

Dy tenistët kanë qenë së bashku në Nisë të Francës, ku po stërviten në mjediset e akademisë Mouratoglou (trajneri i Serena Williams). Bashkë me ta, në stërvitje ka qenë edhe trajneri i kombëtares franceze Didier Deschamps, i ftuar nga Akademia.

Pavarësisht se janë rivalë në fushë, stërvitja ka qenë një ndeshje e vërtetë, me dy tenistët që kanë sfiduar njëri-tjetrin njësoj si në finale. Ai që është argëtuar më shumë ka qenë pikërisht Deschamps, që ka parë nga afër dy tenistët më të mirë në botë.

Leave A Comment