• Home
  • Tjera
  • Europiani i çiklizmit, Ylber Sefa renditet i 28-ti në garën e rrugës

Europiani i çiklizmit, Ylber Sefa renditet i 28-ti në garën e rrugës

Në Mynih të Gjermanisë, u zhvillua Kampionati Europian i Çiklizmit për të rritur, një event ku mori pjesë edhe vendi ynë. Shqipëria u përfaqësua me 3 çiklistë: Ylber Sefa, Olsian Velia dhe Marolino Hoxha.

Ata morën pjesë në garën e rrugës, ku Sefa, fitues i Turit Çiklistik, u klasifikua në vendin e 28-të mes 141 pjesëmarrësve. Një rezultat pozitiv për Ylber Sefa, që deri në fund të garës ishte mes më të mirëve.

Ai dha kohën 4h38’57”, duke kaluar vijën e finishit vetëm 8 sekonda nga grupi i çiklistëve që garuan për fitore. Ndërsa Olsian Velia e Marolino Hoxha nuk e mbyllën dot garën edhe pse në fillimin e saj tentuan shkëputjen.

Çiklistët shqiptarë nuk morën pjesë në garën e kronometrit.

Leave A Comment