Jorgos Marantas, trajneri i Luftëtarit, ka vlerësuar pikën e marrë kundër Vllaznisë në Shkodër. Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga ai në fund të ndeshjes për “Gol pas Goli”.
“Pika që morëm sot është shumë e mirë për ne. Na jep besim për ndeshjet e ardhshme. Kemi një ekip të ri dhe kjo pikë në një ndeshje kaq të vështirë është shumë e mirë për ne”, ka thënë Marantas.
“Luftëtari, pikarritje për mua? Unë ndihmoj Luftëtarin dhe Luftëtari më ndihmon mua. Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë deri në fund”, ka thënë Marantas.