Gjatë një interviste të dhënë për IlBiancoNero.com, ish-sulmuesi edhe i Juventus-it, Valeri Bojinov, ka folur për futbollistët e Zonjës së Vjetër. Veçanërisht për Dusan Vlahovic dhe Federico Chiesa-n.
VLAHOVIC – “Vlahovic? E njoh shumë mirë. Është një lojtarë i fortë, një nga ata që i pëlqen të luajë nën presion dhe çdo ndeshje e luan si të ishte një finale. Këtë uri e ka patur që në fëmijëri dhe Juventus-i i ka besuar sepse strategjia e klubit është të marrë lojtarë të fortë dhe të rinj”, ka thënë Bojinov.
CHIESA – “Chiesa, në gjurmët e Del Piero-s? Më vjen shumë keq q ë është i dëmtuar. Ka fituar një Europian dhe po shpërthente ndeshje pas ndeshje, besoj se askush nuk është i gëzuar për ndalesën e tij, tek Juventus dhe Italia.
“Jam i sigurt se do të kthehet më i fortë se më parë. Nuk e di nëse ka të njëjtin karakter prej lideri si Del Piero, por i ka të gjitha cilësitë për të arritur në ato nivele”.