Manchester City do të ndeshet me West Ham të dielën në Premier League dhe do ta bëjë pa Kevin de Bruyne.
Belgu është infektuar me Covid dhe, sipas Pep Guardiola-s, nuk po ia kalon shumë mirë.
“De Bruyne është pak i lodhur dhe nuk ndien më shijet, ka pak a shumë të gjitha simptomat e Covid-19 që njohim. Shpresojmë ta kalojë shpejt. Pas pak ditësh do të bëjë një test tjetër dhe, nëse do të jetë negativ, do të kthehet në skuadër”.
Për futbollistët e tjerë: “Foden dhe Grealish janë stërvitur individualisht. Janë më mirë, por nuk do të rrezikojmë. Kundër PSG (në Champions) kishim vetëm 15 lojtarë, na kanë ndihmuar Palmer dhe McAtee”.