• Home
  • Champions League
  • Chelsea-Juventus, beteja për kreun e grupit. Mungon Lukaku, konfirmohen në sulm Morata dhe Chiesa

Chelsea-Juventus, beteja për kreun e grupit. Mungon Lukaku, konfirmohen në sulm Morata dhe Chiesa

Pas kualifikimit në 1/8 finale, me dy ndeshje pa u luajtur ende në fazën e grupeve, Juventusi shkon në Londër për duelin e kthimit kundër Chelsea. Synimi i bardhezinjve është fitorja për të siguruar primatin në krye të grupit, gjë që në raundin e tjetër do të garantonte një kundërshtar më të lehtë teorikisht.

Për shkak të dëmtimeve, Massimiliano Allegri ka pothuajse zgjedhje të detyruara. Szczesny në portë, përpara tij një mbrojtje me 4 lojtarë: Cuadrado, Bonucci, De Ligt dhe Alex Sandro. McKennie dhe Rabiot në mesfushë, së bashku me Bentancur dhe Locatelli. Përsëri, sulmi do t’i besohet dyshes Chiesa-Morata.

Chelsea, lider i vetëm në Premier League, fokusohet në mbrojtjen me tre: Azpilicueta, Christensen dhe Rudiger, përpara portierit Mendy. Mesfusha me Jorginho dhe Kante, rrethuar respektivisht nga Jems dhe Chilwell. Maja e sulmit ka emrin e Werner, mbështetur nga Ziyech dhe Mount.

Ja formacionet e mundshme:
CHELSEA (3-4-2-1) Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; James, Jorginho, Kanté, Chilwell; Mount, Ziyech; Werner.
JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; McKennie, Bentancur, Locatelli, Rabiot; Morata, Chiesa.

Leave A Comment