Protagonist edhe mbrëmjen e djeshme, në fitoren 5-1 të Borussia Dortmundit ndaj Freiburgut, Erling Braut Haaland ka folur për të ardhmen e tij me mediat gjermane: “Dortmundi po më bën presion për të marrë një vendim për sezonin e ardhshëm. Kjo do të thotë se ndoshta klubi do të marrë një vendim së shpejti”.
Ndërkohë, Erling Haaland është bashkuar me Lewandowski, Karim Benzema dhe Mohamed Salah, si katër lojtarët e vetëm në 5 ligat kryesore të Evropës që kanë shënuar 20 gola në të gjitha garat për klube, këtë sezon.