Interi, koha për hakmarrje ndaj ukrainasve dhe kualifikim pas 9 vitesh

180 minuta nga fundi i grupit D të Ligës së Kampionëve, Interi ka një avantazh të konsiderueshëm. Siç u shpreh Simone Inzaghi në konferencë për shtyp, zikaltrit e kanë në dorë fatin e tyre europian. Synimi është kualifikimi në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, pas 9 vitesh, jo të bien që në grupe, siç ndodhi në tri edicionet e fundit.

Një vit më parë ishte Shakhtar Donetsk ai që shkatërroi shpresat e skuadrës së drejtuar asokohe nga Antonio Conte, pikërisht kundërshtari që sonte do të përpiqet të përballet me kampionët në fuqi të Italisë, për të mos thënë lamtumirë.

Handanovic dhe shokët e tij të skuadrës do të festonin kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira vetëm në rast fitoreje në “San Siro”, për sa kohë që Sherif Tiraspol nuk mund Real Madridin në Moldavi. Një skenar shumë i besueshëm, edhe nëse bëmat e moldavëve në “Bernabeu” janë demonstrim i qartë se gjithçka është me të vërtetë e mundur.

Konfirmim për Ranocchia-n në formacionin startues të Inzaghi, së bashku me Skriniar dhe Bastoni. De Vrij është ende në “infermieri” për shkak të dëmtimit të pësuar me Holandën. Calhanoglu fiton balotazhin me Vidal në mesfushë, ndërsa Dzeko pritet të rikthehet nga minuta e parë në vend të Correa, pas qëndrimit në pankinë ndaj Napolit.

Klasikja 4-2-3-1 për De Zerbi. Fernando, pika e referencës përpara, me Tetê, Marcos Antonio dhe Mudryk (i preferuari ndaj Solomonit) që mbështesin repartin ofensiv. Në mbrojtje është ish-lojtari i Sassuolo, Marlon, si dhe hapësirë ​për Trubin mes shtyllave.

Ja formacionet e mundshme:
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, Ranocchia, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro Martinez, Dzeko.
SHAKHTAR DONETSK (4-2-3-1): Trubin; Dodô, Marlon, Matviyenko, Konoplya; Maycon, Stepanenko; Tetê, Marcos Antonio, Mudryk; Fernando.

 

Leave A Comment