• Home
  • Formula 1
  • Mick Schumacher fiton një “trofe”, është piloti më shkatarraq i Formula 1

Mick Schumacher fiton një “trofe”, është piloti më shkatarraq i Formula 1

Në sezonin e tij të parë në Formula 1, aventura e Mick Schumacher nuk ka qenë shumë e lehtë, teksa i është dashur të garojë me makinën Haas, më e dobëta e këtij botërori. Piloti i ri gjerman është piloti që ka shkaktuar më shumë dëme materiale në njëvendëshen e tij, duke lënë pas në këtë renditje Charles Leclerc (Ferrari) e Max Verstappen (Red Bull).

Mësohet se dëmet materiale që Mick i ka shkaktuar makinës së tij FV.21, përgjatë 22 garave të këtij sezoni, kalojnë kuotën e 4 milionë eurove. Disa aksidente, dalje nga pista apo përplasje kanë bërë që makina Haas me nr.47 të jetë shpesh në ofiçinë. Ndërsa Leclerc dhe Verstappen kanë shkaktuar dëme në makinat e tyre me vlerën e rreth 4 milionë eurove.

Leave A Comment