• Home
  • La Liga
  • “Situata te Barça më trishton shumë”, Giuly: Por ka diçka pozitive

“Situata te Barça më trishton shumë”, Giuly: Por ka diçka pozitive

Barcelona po kalon një sezon shumë të vështirë, e eliminuar nga Champions League dhe në vendin e pestë në renditjen e La Liga-s.

Lamtumira e Messi-t, çëshyjet e lidhura me ndryshimin e trajnerit dhe problemet ekonomike kanë ndikuar, dhe jo pak, edhe te rezultatet sportive.

Shumë i keqardhur për këtë situatë është edhe ish-futbollisti Ludovic Giuly, i cili ka dhënë mendimin e tij në lidhje me situatën e katalansve me rastin e ndeshjes së bamirësisë të luajtur në Stade Louis-II.

“Situata aktuale e Barcelona-s më trishton, është larguar Messi dhe është mbyllur një epokë”, ka thënë Giuly.

“Megjithatë, tani po rindërtohet, me ngadalësi dhe qetësi, falë trajnerit Xavi. ADN-ja e tij është shumë e rëndësishme për klubin, është ai trajneri për të cilin ka nevojë Barcelona për t’u rimëkëmbur”, kanë qenë fjalët e francezit që ka veshur fanellën blaugrana nga 2004 në 2007.

Leave A Comment