• Home
  • Basketboll
  • Teuta konfirmon trajnerin dhe i “rrëmben” Tiranës lojtarin kryesor

Teuta konfirmon trajnerin dhe i “rrëmben” Tiranës lojtarin kryesor

Sezoni 2022-2023 në basketboll poi  afrohet startit të tij, teksa ekipet janë duke bërë lëvizjet e para në merkato, për t’u përforcuar. Skuadra kampione e Teutës ka konfirmuar në krye të stolit trajnerin Melsin Lazimi.

Bashkë me te janë konfirmuar edhe dy basketbollistë të rinj, Giseld Ndreca e Richard Lilaj, që do të vijojnë të jenë pjesë e skuadrës durrsake. Por orët e fundit, Teuta ka konfirmuar transferimin e basketbollistit Eldi Hysa.

Hysa është një nga lojtarët më të mirë të kampionatit sezonin e kaluar, pjesë e ekipit kombëtar. Një transferim me shumë vlera, pasi Teuta i “rrëmben” Tiranës rivale një nga lojtarët kryesorë, duke përforcuar radhët e saj.

Leave A Comment