• Home
  • Shqipëria
  • Uzuni bën hapin e madh, transferohet në La Liga. Tani do të sfidojë Realin dhe Barçën

Uzuni bën hapin e madh, transferohet në La Liga. Tani do të sfidojë Realin dhe Barçën

Tregu i transferimeve të janarit e ka ulur “perden” në mesnatë dhe Granada duket se e kishte lënë pjesën më të madhe të operacioneve të saj për ditën e fundit. Pas konfirmimit të nënshkrimit të Njegus Petrovic, mesfushorit serb, sulmuesit Uzuni dhe Arezo kanë tingëlluar fuqishëm në orët e fundit. Ato ishin operacione komplekse, por duhej të mbylleshin në më pak se 24 orë.

Në rastin e Myrto Uzunit, sulmuesit të kombëtares shqiptare, Granada ka paguar te hungarezët e Ferencvaros shumën prej 3 milionë euro. Në moshën 26-vjeçare, Uzuni është një ndërkombëtar absolut me kombëtaren e tij.

Këtë sezon, ai tashmë ka shënuar 7 gola në kampionatin hungarez, 8 gola në Kupën e Hungarisë (në dy ndeshje), 4 gola në Champions League dhe 2 gola në “Europa League”. Një qendërsulmues i modës së vjetër, i cili nuk luajti në ndeshjen e fundit të ekipit të tij në kampionatin vendas kundër Ujpestit.

Ja njoftimi i Granada me këtë rast: “Myrto Uzuni (31.05.1995) mbërriti te Granada CF nga Ferencvaros i Hungarisë. Uzuni, me origjinë shqiptare, do të mbajë një post komunitar dhe do të nënshkruajë deri në qershor 2025.

Futbollisti i ri i ‘rojiblanco’ ka përvojë në nivelin më të lartë kontinental, në UEFA Europa League dhe Champions League. Ai është një ndërkombëtar i rregullt me kombëtaren shqiptare. Uzuni ka kaluar një kontroll të kënaqshëm mjekësor dhe do t’iu bashkohet stërvitjeve këtë të martë, së bashku me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve”.

Leave A Comment