Bayern Munich duket se ka vënë në shënjestër Christian Eriksen.
Bavarezët janë interesuar për danezin kur ky i fundit kishte akoma vështirësi tek Inter-i.
Eriksen ka qenë shumë afër gjermanëve, por goli në derbin e Kupës së Italisë kundër Milan-it ka ndryshuar gjithçka.
Pas problemeve kardiake në Europian, tashmë të hedhura pas krahëve, danezi që po stërvitet me Chiasso-n është kthyer në vëmendjen e Bayern Munich.
Eriksen ka dëshirë të luajë në Katar 2022 dhe Bayern mund të jetë një rast shumë i mirë.
Nagelsmann mund të ketë një alternativë cilësore për Leon Goretzka dhe Joshua Kimmich, të cilët kanë pak konkurrencë deri tani.