• Home
  • Bundesliga
  • Dita magjike e vëllezërve Bellingham: njëri debuton, tjetri shënon

Dita magjike e vëllezërve Bellingham: njëri debuton, tjetri shënon

Një ditë për t’u mbajtur mend për familjen Bellingham dhe në veçanti për dy vëllezërit Jobe dhe Jude.

Ndërsa më i famshmi nga të dy shënonte me Borussia Dortmund në Bundesliga në fitoren 3-2 kundër Eintracht Frankfurt, vëllai më i vogël ka bërë debutimin e tij me Birmingham në Kupën e Agnlisë, i njëjti klub me të cilin vëllai i tij është bërë i njohur në futbollin profesionist.

Një mbrëmje pothuajse perfekte për familjen Bellingham, duke parë se Jobe ka humbur në Kupën e Anglisë, por që do të mbetet gjithsesi në historinë e tyre për debutimin në moshën 16 vjeç të më të voglit.

Kujtojmë se Birmingham-i, në të kaluarën, e ka tërhequr fanellën me numrin 22 të Jude që është rritur te klubi dhe ka bërë për vete të gjithë me sjelljen dhe lojën e tij.

Kushedi nëse një ditë dy vëllezërit do të kenë mundësinë të luajnë bashkë. Kohët  e fundit është folur për një interesim të Dortmund për Jobe, që do të donin ta merrnin edhe për të bindur vëllanë e tij që të rinovojë kontratën.

Nuk mbetet gjë tjetër që të presim…

Leave A Comment